Ballina Shëndetësi Fiton betejën me Covid-19 shefja e sëmundjeve infektive Silva Bino

Fiton betejën me Covid-19 shefja e sëmundjeve infektive Silva Bino

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është shëruar nga Covid-19.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë thekson se znj. Silva Bino ka marrë trajtim mjekësor në spitalin Covid-1.

Ajo i ka uruar doktoreshë Silva Binos kthim sa më të shpejtë në krah të kolegëve, ndërsa përgëzoni stafin mjekësor për kujdesin e treguar ndaj shefes së sëmundjeve infektive në ISHP.

“Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin COVID-1. Të presim me padurim”, shkruan ministrja në “Facebook”.

Doktoreshë Silva Bino u shtrua në spital në fund të muajt shtator, ndërsa pas dy javësh trajtim ajo ka lënë ambientet e spitalit “Covid-1’

---- ----
----
----- ----
-----