Ballina Sport Fitojnë Napoli dhe Lazio, një hap më afër zonës së Ligës së...

Fitojnë Napoli dhe Lazio, një hap më afër zonës së Ligës së Kampioneve

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lufta për Serinë A dhe sidomos ajo për zonën e Ligës së Kampioneve do të jetë shumë e ndezur në këtë sezon. Këtë e tregon fakti se tashmë nga vendi i parë që mbahet nga Milanit deri te vendi i 8 që mbahet nga Lacio, janë 12 pikë diference dhe me kaq shumë pretendentë e emra të mëdhenj në garë, pikët mund të rikuperohen shpejt.

Brazimi i drekës mes Romës dhe Interit u ka shkuar për shtat skuadrave ndjekëse me Napolin e Lacion që kanë përfituar për të ngushtuar diferencën që kishin me ekipet e zonës së Ligës së Kampioneve.

Napoli fitoi 2-1 në fushën e Udinezes falë një goli të Bakajoko. Në atë që ishte ndeshja e parë për Rrahmanin si titullar në Serinë A, gjërat nuk shkuan siç shpresonte mbrojtësi pasi ai bëri një gabim duke I dhuruar topin Lasanja për barazimin e përkohshëm, pas avantazhit të Insinjes me penallti.

Mbrojtësi u zëvendësua në pushimin e ndeshjes nga Gatuzo, i cili ktheu mes titullarëve në të majtë Hysajn. Për fatin e mirë të Napolit, në minutat e fundit erdhe edhe goli i Bakajoko që siguroi tre pikët dhe e çoi këtë skuadër në vendin e pestë, 9 pikë larg Milanit kryesues por me një ndeshje më pak të luajtur.

Në vendin e 8 është Lacio, që dha sot sinjale të rëndësishme ringjallje ndaj Parmës.

Fitorja 2-0 në transfertë me golat e Luis Alberto dhe Kaisedo i dha qetësinë skuadrës së Inzagit e cila kthehet të shpresojë të paktën për zonën Champions, të cilën e ka vetëm 3 pikë larg.

---- ----
----
-----
-----