Ballina Lajme Bota/Rajoni Filmoi videon kur polici vrau afro-amerikanin, ja kush është 17-vjeçarja që u...

Filmoi videon kur polici vrau afro-amerikanin, ja kush është 17-vjeçarja që u kthye në hero (FOTO)

131
SHPËRNDAJE

Është identifikuar adoleshentja që publikoi videon që bëri xhiron në rrjet të rastit të George Floyd. Duke folur përmes avokatit të saj, Darnella Frazier, është shprehur se kurrë nuk e ka menduar që të jetë një hero.

17-vjeçarja ka treguar gjithashtu se nuk e kishte idenë se si do të ndikonte kjo video në të gjithë botën. E reja ka rrëfyer se po shëtiste kushërirën 9-vjeçare në Minneapolis në Ditën e Përkujtimit, kur ajo pa katër oficerë duke tërhequr një njeri të zi nga brenda një automjeti.

“Ajo nuk e kishte idenë që do të dëshmonte dhe dokumentonte një nga vrasjet më të rëndësishme dhe me profil të lartë të policisë në historinë amerikane,” tha avokati i Darnella, Seth Cobin, për “Star-Tribune”.

‘Nëse nuk do të ishte për trimërinë e saj, prezencën e mendjes dhe dorën e qëndrueshme dhe gatishmërinë e saj për të postuar videon në Facebook e për ta ndarë me botën, të katër këta policë do të ishin akoma në rrugë, ndoshta duke terrorizuar anëtarët e tjerë të komunitetit”, shtoi avokati.

Kujtojmë se vdekja e afro-amerikanit ka sjellë demonstrata të mëdha në qytete të ndryshme të botës. Ai ndërroi jetë pas ndërhyrjes së ashpër të policisë, ndërsa po arrestohej.

-----