Ballina Lajme nacionale Fillon mbledhja e KP të LDK-së, Isa Mustafa e nis me këto...

Fillon mbledhja e KP të LDK-së, Isa Mustafa e nis me këto fjalë mbledhjen

13
SHPËRNDAJE

Para pak minutash ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Në këtë mbledhje pritet të zgjidhet Kryesia e re e kësaj partie.

Takimi po drejtohet nga kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa. Ai në fillim të takimit ka folur për zgjedhjet e kaluara të cilat partisë së tij i siguruan 25 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa ka thënë se në bazë të sondazheve, LDK-ja është partia më e madhe, ndërkaq ka theksuar se partia e tij qeveris në shumicën e komunave të Kosovës.

“Dëshiroj që sot ta them para jush që LDK është subjekti me numrin më të madh të komunave që qeverisin, po ashtu matjet e opinionit publik LDK’në e radhisin si të parën për besimin me mbështetje të lartë. Do të bëj një kronologji të zgjedhjeve të fundit nacionale dhe lokale. Në këto zgjedhje kemi hyrë pas mocionit dhënë atë herë. Me këtë kolaicion në zgjedhjet e fundit si LDK kemi marrë 29 ulëse në Kuvend dhe pas konstituimit të Grupeve Parlamentare, LDK ka mbetur me 25 vende në Kuvemd krahasuar me grupet e tjera parlamentare”, ka thënë Mustafa.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, ka thënë se sot nuk të diskutohet për zgjedhjet e vendit dhe koalicionet e mundshme, për këtë ai tha se do të ketë një takim tjetër.
“Sa i përket koalicioneve të mundshme apo mandatarit të listës kjo nuk do te diskutohet në këtë takim, do të kemi një takim të radhës gjatë ditëve në vijim dhe do të diskutohet saktësisht kush do të jetë mandatari i listës së LDK-së dhe potencialisht do të diskutojmë edhe për koalicionet e mundshme me partitë e tjera politike në Kosovë”, ka thënë ai.

-----