Ballina Lajme nacionale Fillojnë reagimet nga Vetëvendosja, pas letrave të Kurtit dhe Mustafës

Fillojnë reagimet nga Vetëvendosja, pas letrave të Kurtit dhe Mustafës

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Tashmë kanë filluar reagimet edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas dy letrave që shkëmbyen sot kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa, kanë nisur reagimet në VV.

Ish-deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku pas refuzimi të ofertës së Kurtit nga LDK’ja për koalicion parazgjedhor pa kandidat për kryeministër, ajo ka thënë se nuk ka asnjë argument që arsyeton këtë vendim.

“Nuk ka argument që e arsyeton vendimin e LDK-së Na priftë e mbara! #fairplay #qeveriaKurti”, ka shkruar Kollçaku.

Ndërsa, pak më parë, kandidatja e propozuar për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, deklaroi se Kurti duhet të rimendoj dhe të ndryshojë ofertën, pasi sipas saj, oferta e tij shpien në garë ndaj njëri-tjetrit dhe jo ndaj PAN-it.

Ndryshe Kurti në letrën e tij të gjatë i kërkoi LDK’së të shkojnë në garë bashkë por pa kandidat për kryeministër. Ai që merr vota më shumë, pra mes Vjosa Osmanit dhe kandidatit të VV’së, sipas Kurtit, duhet të bëhet kryeministër.

---- ----
----
----- ----
-----