Ballina Lajme Bota/Rajoni Filloi prodhimtaria e vaksinës Fajzer/BioNTeh në Francë

Filloi prodhimtaria e vaksinës Fajzer/BioNTeh në Francë

47
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Paris, 7 prill – Vaksinat e para Fajzer/BioNTeh kundër Kovid-19  të prodhuara në tokën franceze, sipas planifikimit, ishin prodhuar sot, konfirmoi prodhuesi Delfarm përgjegjës për operacionin. Ngjarjen e përshëndeti presidenti Emanuel Makron.

“Filloi në mëngjes, deklaroi për Frans Pres grupacioni Delfarm,  i cili i mbush në shishe vaksinat Fajzer/ BionTeh në Er-et-Loar, duke e vërtetuar publikimin  disa minuta para Emanuel Makronit në Tuiter.

Këto vaksina ishin dorëzuar në Delfarm të martën nga fabrika e Fajzer/BioNteh në Marburg, Gjermani, ku janë prodhuar. Delfarm është përgjegjës për vënien e tyre në ampula të cilat në fund do të shpërndahen.

Madje edhe po ta braktisin fabrikën franceze sot, ata nuk do të injektohen menjëherë sepse do të nevojitet gati një muaj që të miratohen. Pastaj, ato nuk do të përkushtohen  special vetëm për francezët.  Delfarm thotë se përqindja duhet të përgjigjet në kuotën e anti-kovid vaksinave që e planifikon Bashkimi Evropian për Francën pas të gjitha dërgesave, ose rreth 15 për qind.

Për disa ditë, konkurenti i Delfarm do të fillojë t’i prodhojë vaksinat Moderna në Indr-e-Loara. Në fund të majit, kompania Fareva do të kujdeset për vaksinën CureVac – e cila ende nuk është miratuar në BE.

Në fund, gjiganti Sanofi do t’ia shtrijë dorën nga kjo verë konkurentit të saj Xhonson dhe Xhonson me prodhimtari të vaksinës së saj, në afërsi të Lionit. Tashmë të miratuar në BE , por lëndë e kufizimit për disa grupmosha, vaksina AstraZeneka për momentin nuk do të prodhohet në Francë.

The post Filloi prodhimtaria e vaksinës Fajzer/BioNTeh në Francë appeared first on KOHA.

---- ----
----
-----
-----