Ballina Sport Fillimisht koronavirusi e pastaj tërmeti, tifozët e Dinamo Zagrebit braktisin shtëpitë dhe…...

Fillimisht koronavirusi e pastaj tërmeti, tifozët e Dinamo Zagrebit braktisin shtëpitë dhe… (FOTO)

50
SHPËRNDAJE

Pas përhapjes së Covid-19, Kroacia u përball edhe me një tjetër fatkeqësi. Një tërmet i fortë me magnitudë 5.4 ballë të shkallës rihter, goditi vendin.

Përveç dëmeve të shumta materiale, lëkundjet e forta sollën gjithashtu edhe shumë panik te njerëzit, të cilët tashmë nuk dinë se nga çfarë të ruhen më parë.

E për t’u ardhur në ndihmë popullit të tyre, tifozët e Dinamos së Zagrebit, kanë bërë një gjest mjaft të bukur që është duartrokitur nga të gjithë.

Tifozët kanë vendosur që të mblidhen e të organizohen në shpërndarjen e ilaçeve në një nga spitalet e Zagrebit, ku qëndrojnë të prekurit nga Koronavirusi.

Por jo vetëm kaq! Tifozët janë mbledhur sërish pas goditjes së fortë të termetit në vendin e tyre, dhe u kanë ardhur në ndihmë zjarrfikësve e mbrojtjes civile, të pajisur të gjithë me maska.

Madje disa prej tifozëve kanë shkuar edhe në maternitetin e kryeqytetit kroat, ku nënat me fëmijët e sapolindur apo edhe gratë shtatzëna kishin dale jashtë, për të ndihmuar edhe aty në këtë moment të vështirë që po kalon vendi.

-----