Ballina Sport FIFA me “dorë të hekurt”/ Zhyt klubin e Flamurtarit, i pezullon merkaton...

FIFA me “dorë të hekurt”/ Zhyt klubin e Flamurtarit, i pezullon merkaton për dy vjet

10
SHPËRNDAJE

Nuk është vetëm Luftëtari. FIFA ka njoftuar sot për “bombën” e radhës. Klubi i Flamurtarit është dënuar me tre sesione merkatoje për mosrregjistrim lojtarësh.

Vendimi është marrë që në 4 shtator të vitit 2019 për shkak të problemeve të trashgëuara vit pas viti me borxhet e pashlyera ndaj futbollistëve.

Lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga burime ekskluzive në FIFA. Gazeta ka mundur të sigurojë edhe një kopje të vendimit për klubin vlonjat. Tashmë Flamurtari nuk merr dot lojtarë për këtë muaj, merkaton e verës 2020, si dhe janarin 2021.