Ballina Sport FIFA i jep goditje të rëndë idesë së krijimit të Superligës Evropiane

FIFA i jep goditje të rëndë idesë së krijimit të Superligës Evropiane

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

FIFA hedh një tjetër hap kundër Superligës Evropiane. Duke qenë se po shtohen shumë zërat për krijimin e një kampionati, ku do të luajnë ekipet më të fuqishme të kontinentit, organizmi i futbollit botëror ka paralajmëruar klubet që duan të çojnë përpara këtë ide.

FIFA ka theksuar se “çdo klub apo lojtar që do të marrë pjesë në një kompeticion të tillë, nuk do të lejohet që të marrë pjesë në kompeticione të organizuara nga FIFA dhe konfederatat e saj”.

Kjo do të thotë se skuadra dhe lojtari që merr pjesë në Superligën Evropiane, do të mund të luajë vetëm këtë turne, duke rrezikuar që të përjashtohen edhe nga kompeticionet e kombëtareve.

Në komunikatën e FIFA-s, shkruhet: “Të gjitha kompeticionet duhet të organizohen nga FIFA, në nivel botëror, dhe nga konfederatat në nivel continental. Në këtë kuptim, konfederatat njohin Kupën e Botës për Klube si kompeticionin e vetëm botëror për klube, ndërsa FIFA njeh kompeticionet e klubeve të organizuara nga konfederatat , si të vetmet kompeticione kontinentale të klubeve”.

---- ----
----
----- ----
-----