Ballina Sport Fidel Ylli nuk përmbahet: Unë kam qenë kampion, jam “Mjeshtër i Sportit”,...

Fidel Ylli nuk përmbahet: Unë kam qenë kampion, jam “Mjeshtër i Sportit”, po të diskutonim javën e parë, sot do të kishim futboll

19
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Fidel Ylli, i cili mban rolin e negociatorit mes Ligës Profesioniste, FSHF-së dhe qeverisë për problemin e kërkesave të ndryshimeve ligjore për sportin, theksoi se nëse nuk do të ketë aktivitet futbollistik për një vit, qeveria do të ndërhyjë për të organizuar zgjedhjet në FSHF, pasi ia jep këtë të drejtë ligji.

Në një lidhje direkte me emisionin “Sport News” në “News 24”, Ylli shtoi se Liga nuk mund të realizonte kërkesat e saj po të mos kishte një negociator me qeverinë.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Jam me Ligën, edhe variant i Ligës më pëlqeu. Javën e parë po të uleshim, javën e dytë do të kishte futboll.

Takimi FSHF-kryeministri –  Nuk ka rëndësi, se Duka mendoi doli jashtë loje kur u futa unë si negociator, kam qenë sportist, kam qenë kampion, jam ‘Mjeshtër i Sportit’. Duka ka hyrë për herë të parë në stadium kur ka qenë president federate futboll. Mua nuk më uinteresojnë medaljet. Më intereson nëse kryeministri realizon të gjitha përpjekjet. Jam i bindur se futbolli dhe sporti shqiptar do të kenë mundësi të investojnë sit ë gjithë Europa

Nuk kam gjë në dorë, e ka Liga. Jam një negaciator, si gjyqtar mes Ligës dhe qeverisë.  E dini që Ministria e Financave  bërë ‘avokatin e djallit’ të qeverisë. Ka qenë e shtrënguar, nuk ka hyrë te Tatim-ftimi. E kam nxiur këtë debat me ministren. Ministria e Financave ka 100 probleme në këtë kohë buxheti, por është e detyruar të ulet në tavolinë kur caktohet një negociator.

Jam negociator, jam ulur me Dukën 5 orë, kam qenë te Liga, isha 2 orë te Ministria e Financave. Kjo është detyra e negociatorit, të ulët sa në një tavolinë në tjetrën. Po të vihej përballë Liga me Minsitrinë e Financave, nuk bëhej asgjë. Kjo është detyra e negociatorit. Nuk jam një deputet që thjesht i ra lapsi për të qenë negociator. Në parlament nuk jam vetëm për të folur për sportin, duhet të flaë dhe për ekonominë dhe drejtësinë, që mund ta bëjë shumë më mirë se shumë deputetë të tjerë.

E di qëllimin tim. Sporti për herë të parë flitet në parlament. E mbani mend kur fiknin dritat e FSHF-së kur bëheshin zgjedhjet apo kur thyenin kutitë e KOKSH-it? Tani po bën futbolli dhunë. Kushdo të jetë negociator, duhet të ulen. Që nesër jap dorëheqjen.

Kur do të përfundojnë këto negociata – Liga bëri kërkesë të ulet me strukturat e qeverisë. Jemi gati t’ua, kryeministri u tha pastaj  flisni me negociatorin. Në foto kam qenë në krah me Libohovën dhe Kadinë. Liga pas një muaji u ul me qeverinë. Pse çfarë do bëjnë, do bëjnë bojkot. E thotë ligji, qeveria thotë merret me organizmin e zgjedhjeve në FSHF kur për një vit nuk ka aktivitet. Kush ta jep emrin e FSHF-së?! Ta jep ligji, Ministria e Sportit. Kanë detyra që duhet të bashkëpunojnë për sportin”, deklaroi deputeti socialist Fidel Ylli.

-----