Ballina Sport Fidel Ylli: Kryeministri më ka lënë mua negociator, FSHF bëri autogol, letër...

Fidel Ylli: Kryeministri më ka lënë mua negociator, FSHF bëri autogol, letër anonime nga FIFA

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Qeveria është ende në këndin e saj, teksa nuk ndryshon qëndrim, megjithëse vazhdon të mos ketë futboll. Liga Profesioniste, me mbështetjen e FSHF-së, ka adresuar katër kërkesa për ndryshime ligjore dhe pret një takim me kreun e qeverisë, i cili më herët në vitin 2019 i pati premtuar këto ndryshime në favor të formalizimit dhe zhvillimit të sportit. Së fundmi, FSHF ka shpërndarë për mediat edhe një letër të mbërritur nga FIFA dhe UEFA, e cila ftonte qeverinë dhe FSHF-në të gjenin menjëherë zgjidhje.

Mirëpo, për “Panorama Sport”, deputeti Fidel Ylli atakon edhe një herë Ligën, duke u shprehur se kanë bërë autogol me injorimin e negociatave. Deputeti dhe negociatori i përzgjedhur për të diskutuar me Ligën e konsideron si anonime letrën e publikuar nga FSHF-ja, pasi, sipas tij, nuk ka një firmë nga presidenti i FIFA-s. Më poshtë edhe përgjigjet që deputeti Fidel Ylli i ka dhënë dje gazetës.

Pas reagimit që ka bërë FIFA dhe UEFA, a ka pasur ndonjë lëshim nga ana e qeverisë apo kryeministrit, të paktën për të pritur në takim në kryeministri përfaqësuesit e Ligës në lidhje me kërkesat që kanë adresuar?

Kryeministri e ka lënë negociatorin…

Ju personalisht si negociator, a i keni ofruar Ligës ndonjë plotësim për kërkesat apo i qëndroni deklaratës së mëparshme që me bojkot s’ka negocime?

Qeveria ka axhendën e vet të projektligjeve për sportin. Para një jave kaluam projektligjin për objektet sportive, ku TVSH e ndërtimit do të jetë 6% nga 20% që është sot. Kjo lehtësi nuk është vetëm për klubet apo federatat, por unë propozova të jetë edhe për çdo privat që do të ndërtojë një objekt sportiv. Kjo i jep impakt sportit.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ndër të tjera ka artikuluar në deklaratat e tij kërkesën për ndryshime në ligjin për sponsorizimin, madje duke shtuar se do të ishte i dobishëm edhe nëse bëhet më pak se Kosova, pra më pak sesa 30%. A ka gjasa të pranohet nga ministritë kjo kërkesë?

Ministria ka propozim tjetër, prandaj ata nuk duhet që ta injoronin tavolinën me të deleguarin e kryeministrit dhe të kryetarit të parlamentit, me ministren e Financave, me nënkryetarin e Komisionit të Ekonomisë, me sekretarin e përgjithshëm të ministrisë dhe me këshilltarin e ministres së Financave. Ishte një injorim dhe autogol që bënë, pasi bojkotin nuk e mbështet askush. As ajo letër anonime që i ka ardhur pa firmën e presidentit të FIFA-s.

 

---- ----
----
----- ----
-----