Ballina Sport Fidel Ylli: Koço nëse do të bashkohet me Ramën ia gjej unë...

Fidel Ylli: Koço nëse do të bashkohet me Ramën ia gjej unë mënyrën, jo me shantazhe

8
SHPËRNDAJE

Deputeti Fidel Ylli, negociatori i qeverisë shqiptare për çështjen e bojkotit të Ligës, ka shpeguar sot në “Rubrika Sportive” se çfarë po ndodh me situatën dhe pse klubet kishin gabuar që kishin refuzuar takimin me të.

“Ndodhi si në Shqipëri që gjërat ndodhin gjithmonë në momentet e fundit, është e stisur, jo gjë reale. Unë jam pro kërkesave të Ligës dhe çdo kërkesë që bën sporti shqiptar, jam njeri i sportit dhe kam hyrë në Parlament për të kontribuar për të.

Nuk do jem asnjëherë kundër, mënyra si u bënë kërkesat janë normale. Ia dërgoi kërkesën Liga kryeministrit e kryetarit të Parlamentit. Kryeministri, mos harroni që jemi në kohë pandemie e rindërtimi nga tërmeti, njëkohësisht është edhe kryetar i OSBE, axhenda e tij është e ngarkuar, e pamundur për ta kapur.

Ditën e premte, më ka thirrur në zyrë dhe me ka thënë si është problemi me futbollin. I kam thënë Liga ka të drejtë e ne duhet të flasim me ta e të shohim çfarë mund të bëjmë.

Më tha e ke të drejtën dhe autorizimin për t’u ulur me Ligën që të negociojmë çfarë kemi mundësi të zgjidhim. Më pas zoti Ruçi ia çoi Komisionit Parlamentar të Edukimit, më caktoi edhe Parlamenti si negociatori, që do të thotë se unë do të isha në një pozicon që do të kisha në një krah Ministrinë e Financave dhe në tjetrin Ligën.

Të jeni të sigurt se unë do të isha bashkë me Ligën që këto të zgjidheshin e janë në interesin e sportit e vizionit që kam pasur që sporti të ketë vendin që meriton në shoqërinë shqiptare”, deklaroi Ylli.

“Këtu nuk ka Ligë, të kesh Ligë do të thotë të kesh ndërtesën e zyrat e tua, të bësh gjithçka, por këtu politikat e vendimet i merr federata. Kjo është informalitet, si ai që ia hodhën UEFA-s, që i thamë klubet i bëmë sha, por ishte sha me kapital bashkie.

Unë atë ditë i kam thënë Libohovës ju do vini, zgjidhni kë të doni vetëm kam një kërkesë. Kokëdhimën e kam mikun tim, e kam pasur ortak, por duke ardhur Koço si pjesëtar i Ligës do ta politizoni. I thashë zgjidhni kë të doni vetëm Koçon jo.

Ndodhi ajo që parashikuam, Edvini u sëmur, sekretari del e thotë që nuk ishte i informuar se ishte pa qejf dhe ndryshon gjithë skema që të injorojmë tavolinën.

Më injorojnë mua shokun e tyre e njeriun e sportit, që në Parlament kam folur vetëm për sportin. Në këto 30 vjet, kjo është hera e parë që në tavolinën e qeverisë është fjala sport, janë bërë stadiume e qendra.

Janë pak, por ka filluar të lëvizë se 30 vjet jemi me pallatin e sportit të Petrit Dumes e stadiumet e Enver Hoxhës. Kam thënë mos ta politizojmë, isha në krahun e Ligës. 

Koço nëse do të bashkohet me kryeministrin, ia gjej unë një mënyrë, por jo të flasë nëpërmjet sportit. E respektoj se ka një nga klubet më të mira të futbollit, në mënyrën se si ka ndërtuar me fusha e të gjitha. 

Ai e ka më rroga reale 500 mijë lekëshe, jam i bindur se Koço është bërë pishman që është ngjitur në Superiore, se të vish këtu duhen paguar roga nga 2 milionë”, vijoi ai.

-----