Ballina Lajme nacionale Festohet 20-vjetori e çlirimit nga Ambasada e Kosovës në Uashington

Festohet 20-vjetori e çlirimit nga Ambasada e Kosovës në Uashington

33
SHPËRNDAJE

Është festuar 20 vjetori i Çlirimit nga ambasada e Kosovës në SHBA.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar për festën që kanë organizuar ambasada e Kosovës.

“Mbrëmë Ramë Lahaj magjepsi audiencën në Washington DC. Ambasada e Kosovës së bashku me Washington Performing Arts shënoi 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës me koncertin e tenorit tonë fantastik duke i dëshmuar audiencës së zgjedhur në DC se talenti nuk njeh kufij. Falënderoj në mënyrë të veçantë zotin Vasel Shkreli i cili na i solli tingujt autokton të lahutës. Mbrëmje fantastike”, ka shkruar Çitaku.

Ajo është shprehur e lumtur me organizimin e 20-vjetori të çlirimit të Kosovës, ku performoi edhe tenori i njohur Ramë Lahaj, i cili ishte edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë kohës së luftës.

-----