Ballina Lajme Bota/Rajoni Festivali i Kanës “viktimë” e koronavirusit, si do të mbahet eventi i...

Festivali i Kanës “viktimë” e koronavirusit, si do të mbahet eventi i rëndësishëm

9
SHPËRNDAJE

Festivali i Filmit në Kanë nuk do të zhvillohet “në formën e tij origjinale” këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.Organizatorët patën vendosur ta shtyjnë festivalin duke thënë se synojnë ta organizojnë atë në qershor ose korrik të këtij viti.

Por, përmes një deklarate të përditësuar, ata thanë se edhe ky plan “nuk është më opsion”, pasi Franca i ka zgjatur këtë javë masat e izolimit deri më 11 maj.

Organizatorët nuk sqaruan se cilat mund të jenë alternativat, por njoftuan se shpresojnë “t’i bëjnë ato publike shumë shpejt”.

“Është vështirë të supozohet se Festivali i Kanës mund të mbahet këtë vit në formën e tij origjinale”, u shprehën  ata. Festivali prestigjoz i Kanës fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej nga data 12 deri më 23 maj.

-----