Ballina Sport Festimi i Uzunit si Ronaldo bën xhiron e rrjetit. Mediat italiane: E...

Festimi i Uzunit si Ronaldo bën xhiron e rrjetit. Mediat italiane: E sfidoi!

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Emri i Myrto Uzunit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale sot dhe jo vetëm në Shqipëri.

Sulmuesi i talentuar arriti t’i shënonte Juventusit në fushën e këtij të fundit, por ajo që u ra më shumë sportdashësve të shumtë ishte mënyra se si Uzuni festoi pas këtij goli.

----

Ai nuk ngurroi që të festonte si Ronaldo, pikërisht para syve të portugezit me kërcimin titpik dhe me “Siuuu” që e shoqëron dhe është kthyer në një shenjë dalluese të CR7.

Një veprim i cili në rrjetet sociale është interpretuar si sfidë e tallje ndaj Ronaldos i cili iu përgjigj pak minuta më vonë me golin e tij.

Në të njëjtën mënyrë e kanë interpetuar edhe mediat italiane, të cilat i kanë kushtuar menjëherë shkrime sulmuesit shqiptar dhe kësaj “sfide” që ai nisi ndaj Ronaldos në stadiumin e Juventusit, mes të cilave edhe “Sportmediaset” e “Gazzetta Dello Sport”.

Por ndoshta askush mes italianëve nuk e di që Ronaldo është një prej idhujve të Uzunit dhe ai është munduar ta kopjojë atë, e jo të sfidojë lojtarin të çilit është munduar t’i ngjajë që në hapat e parë të karrierës.

----- ----