Ballina Sport Festa e çmendur e Tiranës, përmbys Kukësin dhe merr kreun

Festa e çmendur e Tiranës, përmbys Kukësin dhe merr kreun

7
SHPËRNDAJE

Kjo Tiranë nuk di të dorëzohet. Ka luftuar fort ndaj Kukësit në takimin sot në “Air Albania” dhe në fund ka marrë një fitore me shumë rëndësi, që e ka nxjerr të parën në renditje në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë e drejtuar nga Emanuel Egbo nuk u dorëzuan asnjëherë. Edhe kur në minutën e 52 e gjetën veten në disavantazh.

Kukësi festoi pas një autogoli nga Kristi Vangjeli. Musta depërtoi bukur nga e majta dhe harkoi një top në zonë për Shkurtajn, por i pafat mbrojtësi, i cili e devijoi topin në portën e tij.

Por kryeqytetasit e shtuan presionin. Takimi nisi të marrë kthesën kur verilindorët ngelën me 10 lojtarë. Olsi Teqja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Kalesë në të 84’.

Në të 85′, festë në “Air Albania’, kur Batha realizoi një supergol nga goditja e dënimit.

Tri minuta më pas, erdhi përmbysja. Pas një depërtimi fantastik të Kobinasë nga e djathta, topi shkon te Torasa, i cili me lehtësi e futi topin në rrjetë. Bardheblutë shkojnë në kuotën e 44 pikëve, 2 më shumë se sa Kukësi, në vend të dytë.