Ballina Sport “Ferrari po fshihet, ata janë shumë më të shpejtë se sezoni i...

“Ferrari po fshihet, ata janë shumë më të shpejtë se sezoni i shkuar”

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Formula 1 ditësh ka nisur testimet në Bahrein, ku do zhvillohet edhe gara e parë sezonale. Është e qartë që në këtë periudhë skuadrat nuk e nxjerrin maksimumin e tyre jo se nuk munden, por nuk duan. Këtë metodë e ka praktikuar prej vitesh Mercedes dhe po e bën edhe Ferrari në këtë sezon.

Të paktën këtë ka dalluar Pierre Gasly, pilot i Alpha Tauri. Francezi flet për Ferrarin dhe shprehet se ata kanë më shumë potencial se ç’kanë treguar në teste. Gjithashtu shton se pavarësisht problemeve në Bahrein, nuk do ishte çudi ta shihnim Mercedes sërish në majë.

 

“Isha 6 të dhjetat më mirë se Sainz, por mendoj se Ferrari po fshihet. Ata nuk treguan shumë nga fuqia e tyre ne teste. Krahasuar me vitin e kaluar, mendoj se janë shumë më mirë. Fola për këtë me Leclerc pas testeve dhe gjatë bisedës ai më la sinjale se kjo është e vërtetë.

 

Mendoj se Mc Claren do jetë gjithashtu një makinë e mirë, veçanërisht që tashmë kanë marrë motor Mercedes dhe kanë krijuar një paketë shumë solide. Mercedes kishte vështirësi dhe probleme me besueshmërinë e makinës, por e dimë sesa të fortë janë dhe nuk habitem nëse do jenë në majë”, u shpreh Gasly. /abcnews.al

The post “Ferrari po fshihet, ata janë shumë më të shpejtë se sezoni i shkuar” appeared first on Abc News.

---- ----
-----