Ballina Showbiz Feros i zbulohet një ‘sekret’ nga Arbenita, ja çfarë fotografie mban në...

Feros i zbulohet një ‘sekret’ nga Arbenita, ja çfarë fotografie mban në telefon

143
SHPËRNDAJE

Arbenita ia zbulon ‘sekretin’ Feros, ja çfarë fotografie mban në telefon.

Arbenita Ismajli ia ka zbuluar ‘sekretin’ Feros.

Arbenita dhe Fero aktualisht janë ndër çiftet më të komentuara në mediat rozë, shkruan lajmi.net.

Që nga fillimet e para të tyre, e tash kur lidhjen e kanë bërë zyrtare, emri i dyshes është lakuar shpesh në media dhe njësoj vazhdon edhe sot.

Së fundmi ka qarkulluar një video e Feros me një vajzë të cilën Arbenita e ‘kërcënoi’ publikisht, mirëpo duket se asgjë nuk mund t’i bëjë të largohen nga njëri-tjetri.

Dyshja e kanë dëshmuar se janë të dashuruar kokë e këmbë, e kjo dëshmohet edhe në një foto të cilën e ka publikuar së fundmi Arbenita.

Ajo e ka publikuar një foto në të cilën shihet Fero duke fjetur ndërsa pranë e ka një telefon ku shihet fotografia e Arbenitës.

“Gjithçka e imja” shkruan ndër të tjera mbi fotografi.

-----