Ballina Showbiz Fero bën një gjest të papritur, Arbenita ia poston në instagram

Fero bën një gjest të papritur, Arbenita ia poston në instagram

120
SHPËRNDAJE

Ata janë çifti më i komentuar.

Arbenita ia publikoi Feros një imazh, me të cilin tregon se si e shikon kur ajo gjendet para tij.

Arbenita dhe Fero janë ndër çiftet më të komentuara të shoubizit në vend.

Së fundi, modelja publikoi një fotografi bashkë me reperin, të cilën e kishin realizuar gjatë vizitës në Zvicër.

Por, në atë imazh ajo shfaqi Feron të habitur krejtësisht para bukurisë së të dashurës, të cilën po e mbante në prehër.

Teksa Arbenita po e shikonte duke buzëqeshur, Fero nuk përmbahej dhe po kafshonte buzën.

“Zonja, nëse partneri nuk ju shikon në këtë mënyrë, hedhne në mbeturina”, ka shkruar ajo sipër fotografisë së Feros.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor i Feros është “Ride or Die”, këngë në të cilën e mori edhe Arbenitën në videoklip.

-----