Ballina Lajme nacionale Femrat kosovare më të përkushtuara se meshkujt për të përfunduar shkollimin

Femrat kosovare më të përkushtuara se meshkujt për të përfunduar shkollimin

24
SHPËRNDAJE

Femrat në Kosovë janë më shumë të përkushtuar për të përfudnuar shkollimin.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në raportin vjetor të publikuara me statistika nxjerr që femrat janë më të përkushtuara se meshkujt për të përfunduar arsimin e mesëm të ulët.

Sipas raportit, 95% e femrave që filojnë në klasën e gjashtë arrijnë të kryejnë klasën e nëntë.

Ndërsa tek meshkujt përqindja është më e ulët. 93% e meshkujve që fillojnë klasën e gjashtë, arrijnë të kryejnë klasën e nëntë.

Në nivel të përgjithshëm, 0.40% e nxënësve në klasën e gjashtë e përsërisin klasën. Ndërsa në klasën e shtatë dhe tetë 0.30% të nxënësve përsërisin klasën.

Kurse në klasën e nëntë, përqindja është 0.20%.

-----