Ballina Lajme nacionale Fëmijët e kthyer nga Siria heqin mbulesat në shkolla

Fëmijët e kthyer nga Siria heqin mbulesat në shkolla

35
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Fëmijët e kthyer nga Siria heqin simbolet fetare në shkolla.

Vajza dhe djem, të kthyer nga zonat e luftës në Siri gjatë prillit të këtij viti, ditën e hënë, më 2 shtator, kanë filluar mësimin në shkollat e Kosovës.

Një problem më vete, të cilin autoritetet përgjegjëse e kishin shqyrtuar para se të merrnin vendimin për rikthimin e këtyre fëmijëve në shkolla, ishte mbajtja e shamisë nga ana e vajzave, në kuadër të besimit fetar që kanë.

Ganimete Gërbovci, nga Ministria e Punëve të Brendshme, e që është zyrtare e riintegrimit të personave të radikalizuar, ka treguar se disa nga vajzat e kthyera nga zonat e luftës, që kanë pasur shami, i kanë hequr ato para se të fillonin mësimin.

“Në momentin kur kanë ardhur këtu ua kemi shpjeguar arsyet pse duhet t’i heqin shamitë, për shkak që të mos stigmatizohen, që të mos luajnë (bëjnë shaka) fëmijët e tjerë me ta. Jemi munduar t’i këshillojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, për të ardhmen e tyre dhe e kanë pranuar si të tillë dhe i kanë hequr shamitë”, tha Gërbovci.

Nga statistikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, janë 22 fëmijë të moshës 6 deri në 13 vjeç, që do të vazhdojnë mësimin në shkolla. Prej tyre 11 janë vajza dhe 11 djem, derisa dy vajza të tjera janë më të rritura.

Pasi që këta nxënës kanë humbur disa vjet të shkollimit të rregullt, mosha e tyre nuk është në harmoni me klasat e mësimit që vijojnë.

Një vajzë 16-vjeçare, do të vazhdojë në klasën e 5-të, kurse një tjetër 18-vjeçare, do të vazhdojë klasën e 8-të.

Gërbovci shpjegon se i vetmi rast përjashtimi për mbajtjen e shamisë është bërë pikërisht te vajza 18-vjeçare.

---- ----
----
----- ----
-----