Ballina Lajme nacionale Fëmija që vdiq sot në Fushë Kosovë ishte jetim, ja kush ishte...

Fëmija që vdiq sot në Fushë Kosovë ishte jetim, ja kush ishte ai

430
SHPËRNDAJE

Një fëmijë i moshes 13 vjeçare është gjendur pa shenja jete në Fushë Kosovë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’.

Indeksonline ka mësuar që 13 vjeçari i vdekur ishte jetim. Inicialet e tij ishin K.I.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti për Indeksonline ka konfirmuar vdekjen e të miturit.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, ne rrugën Xhemajl Mustafa ne Fushë Kosovë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimes mashkull (i mitur)” ka thënë Ahmeti.

Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen.

-----