
Agjentët e FBI-së arrestuan një profesor në Arkansas, i cili me qëllim nuk tregoi lidhjet e tij me entitetet kineze gjatë tentativës për të siguruar fonde për projektin kërkimor të NASA-s, lajmëroi Departamenti i Drejtësisë në SHBA.
Simon Saw-Teong Ang, 63, nga Fayetteville, u arrestua nga agjentët e FBI-së të premten dhe u dënua për mashtrim kibernetik, raporton CNN.
Sipas autoriteteve, kërkuesi në Universitetin e Arkansas-Fayetteville (UA) që nga 1988, mashtroi NASA-n dhe universitetin, duke mos ju treguar atyre se ai mbante pozicione të tjera në një universitet kinez, si dhe kompani kineze.
Kjo përbën konflikt interesi, sipas FBI-së.
Mostregimi i këtyre pozicioneve, bëri që ai të përfitonte grante nga NASA dhe universiteti amerikan.