Ballina Lajme Bota/Rajoni Faza e dytë në Itali/ Conte: Asnjë zgjidhje, do bashkëshkëjetojmë me Covid...

Faza e dytë në Itali/ Conte: Asnjë zgjidhje, do bashkëshkëjetojmë me Covid deri…!

107
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që në Itali numri i të prekurve nga virusi është 80.572, nga të cilët 13.155 të vdekur, 16.847 të shëruar, 28,403 të shtruar në spital dhe 4,035 nën kujdes intensiv, qeveria ka zgjatur bllokimin deri në 13 Prill.

“Ju do të hyni vetëm në fazën 2 kur ekspertët të thonë kështu dhe vetëm duke filluar nga disa sektorë”, tha kryeministri Giussepe Conte.

Conte tha se “nëse spekulojmë tani mbi kufizimet, përpjekjet do të ishin të kota. Ai u shpreh gjithashtu se pas Pashkëve nis edhe faza e dytë e emergjencës shëndetësore, ajo e daljes në mënyrë graduale nga masat shtrënguese dhe e bashkëjetesës me Covid-19, për të kaluar më pas në frazën 3 që është dalja përfundimisht nga situata e rëndë dhe rindërtimi i vendit nga pikpamja ekonomiko financiare.

Kryeministri italian duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se Mes, Mekanizmi Europian i Stabilitetit, nuk është i përshtatshëm për të përballuar këtë tsunami me rëndësi epokale. “Në këto kushte – tha Conte duhet të ndryshojmë përshtatjen dhe të na ofrohet mundësia e krijimit të një strategjie europiane.

-----