Ballina Showbiz Fatmira Breçani befason me rrëfimin: Kam qenë e gatshme të lë karrierën

Fatmira Breçani befason me rrëfimin: Kam qenë e gatshme të lë karrierën

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Fatmira Breçani befason me rrëfimin: Kam qenë e gatshme të lë karrierën

Këngëtarja e njohur Fatmira Breçani tha se i është dashur të sakrifikojë edhe kohën me familjen për të qenë në skenë.

Po ashtu ajo tha se në kohën kur e ka nisur karrierën e ka pasur të vështirë për shkak të mentalitetit të atëhershëm, por ja ka dalë, me ndihmën e familjes, me dashurinë e publikut dhe me pak fat. Ndërkohë

Fatmira nuk nguroi të pranonte që në një moment e ka menduar ta braktisë karrierën për familjen dhe do ta bënte, por fatmirësisht ja kishte dalë të vazhdonte përpara, duke zënë vend kështu si një artiste e madhe e këngë shqipe, por edhe duke qenë një nënë e përkushtuar.

“E mbaj mend si sot momentin kur më është dashur të shkoj larg dhe ta le djalin tim 7 muajsh në gjumë. Më shumë kam qarë në atë periudhë se sa kam kënduar për publikun. Por ne pastaj u mësuam me atë stil jetese dhe të gjitha sakrificat i bëmë për fëmijët tanë”, tha këngëtarja tropojanë për abc news.

Fatmira Breçani befason me rrëfimin: Kam qenë e gatshme të lë karrierën
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----