Ballina Sport Fatmir Vata: Në Gjermani futbollistët janë stërvitur individualisht, Shqipëria ime më e...

Fatmir Vata: Në Gjermani futbollistët janë stërvitur individualisht, Shqipëria ime më e mirë se e De Biazit

18
SHPËRNDAJE

Ish futbollisti i kombëtares, Fatmir Vata, tregon se në Gjermani ndryshe nga në Shqipëri rregullat kanë qenë më pak të rrepta dhe se futbollistët kanë pasur mundësinë që të stërviten individualisht.

“Rregullat nuk kanë qenë aq të forta sa në Shqipëri, kemi pasur mundësi të dalim dhe të stërvitemi individualisht. Gjermania është pararojë në Evropë dhe është vendi i parë që rikthen futbollin. Më datë 16 do të rinisë Bundesliga. Ka pasur edhe kritika, si ato të kryetarit të Bashkisë së Bremenit, që ka deklaruar pse po i japim një plus futbollit. Futbolli në Gjermani është shumë më tepër se ekonomi. Në ligën gjermane të futbollit ka të punësuar me kohë të plotë dhe kohë të reduktuar 165 mijë vetë. Vetëm Liga Profesioniste ka mbi 50 mijë të punësuar. Pra, rinisja e futbollit është ndihmë e rëndësishme për ekonominë.”, tha Vata në “SuperSport”.

Ai më pas bëri edhe një krahasim të kombëtares gjatë kohës kur ai ishte pjesë dhe asaj të drejtuar nga Xhani de Biazi, që u kualifikua në Kampionatin Evropian.

“Po ta marrim si emra, ekipi i asaj kohe ka qenë më i mirë. Me De Biasin edhe ekipi ynë do të bënte po kaq mirë. Kam patur rastin të flisja edhe me De Biasin dhe më ka bërë përshtypje. Për mendimin tim, Shqipëria e atyre viteve ishte më e mirë, por janë shumë komponentë të tjerë të rëndësishëm që ndikojnë, siç është trajneri. Ndeshjen e parë me Shqipërinë e kam luajtur në vitin 1996 me trajner Neptun Bajkon, miqësore me Greqinë.”, tha Vata, i cii u ndal edhe te përplasja me trajnerin Hans Peter Brigel. “Kam luajtur 17 ndeshje me Kombëtaren, një far faji e kam edhe vetë për përplasjen me Brigelin. Ishte e kotë, më shumë dola unë i humbur. Në shqiptarët jemi ballkanas, gjaknxehtë.”

-----