Ballina Lajme nacionale Fatmir Sejdiu thyen heshtjen: Jam i gatshëm të merr përgjegjësinë e liderit...

Fatmir Sejdiu thyen heshtjen: Jam i gatshëm të merr përgjegjësinë e liderit të LDK-së

31
SHPËRNDAJE

Fatmir Sejdiu është shprehur se është i gatshëm të merr përgjegjësinë e liderit të LDK-së.

Ish-presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, i ka renditur tri arsye pse ka vendosur t’i hyjë garës për Kryetar të LDK-së.
Ka thënë se Lidhja Demokratike s’duhet të sillet më në mënyrë inerte përballë zhvillimeve politike.

Ka thënë se LDK’së i duhet një ristrukturim i mirëfilltë i vetvetes. Ka thënë se pastaj partia duhet ta japë një ofertë programore.
Sejdiu ka thënë se është i gatshëm ta marrë udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por ka thënë se gjithçka do të zyrtarizohet në Kuvend.

“Siç kam thënë disa herë, unë e kam shprehur gatishmërinë time që ta marr përgjegjësinë e udhëheqjes së LDK-së”, ka thënë Sejdiu në një intervistë për Gazetën Express.

“Deri në ditën e mbajtjes së kuvendit, unë do t’i analizoj të gjitha rrethanat lidhur me kandidaturën time. Ato, siç edhe është rregulli, paraqiten në kuvend”, ka shtuar ai.

-----