Ballina Lajme nacionale Fatmir Limaj tregon se kush e informoi për dorëheqjen e Haradinajt

Fatmir Limaj tregon se kush e informoi për dorëheqjen e Haradinajt

14
SHPËRNDAJE

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka treguar se kush e informoi atë për dorëheqjen e Haradinajt.

Limaj ka folur fillimisht për lajmet se cili është roli momental që mban qeveria. Ai ka komentuar këtë çështje, sipas interpretimit ligjor.
“Kryeministri ka dhënë dorëheqje, dhe kur jep kryeministri dorëheqje, kabineti është në dorëheqje sipas kushtetutës.

Kur me mocion bie qeveria, bie mazhoranca, sepse ajo qeveri nuk i ka më 61 vota. Me mungesë të këtyre votave, tregohet që nuk ka më shumicë. Në rastin konkret këtu kemi dorëheqje jo mocion mosbesimi. Unë dëgjova që po e ndërlidhin me 2004 kur ka ndodhë rasti tjetër, e po lidhet me kornizën kushtetuese e rregullon edhe kjo”, ka thënë ai.

Limaj ka thënë se “pa një marrëveshje të forcave politike, nuk mund të shpërndahet parlamenti, dhe s’ka zgjedhje”, deris ka shtuar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk ka të drejtë ta shpërndajë Parlamentin.

“S’ka rrugë tjetër për zgjedhje pa u shpërndarë Parlamenti. Shpërndarja e Parlamentit s’mund të bëhet pa 80 vota, prandaj është i nevojshëm konsensusi i partive për datën e zgjedhjeve”, ka theksuar ai.

I pari i partisë Nisma, ka deklaruar se nuk e ka pritur dorëheqjen e Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, e që sipas tij, ai është dashur se para se të marrë vendimin për të liruar postin, t’i njoftojë partnerët e koalicionit.

“Kryeministri është dashur që të bashkëbisedojë me partnerët para se të japë dorëheqje. Rendi ka e ka dashtë që me partnerët të cilët i ka zgjedhur për koalicion parazgjedhor dhe që e kanë mbështetur në qeveri, të ketë obligime” tha Limaj, duke shtuar se ky mbetet vendim personal i Haradinaj.

“Rendi e ka dashur që të na njoftojë, e të na njoftojë edhe për këto vendime personale, sepse në fund të fundit është vendim personal” tha kryetari i Nismës Socialdemokrate.

“Jam i bindur që në një situatë të tillë, do të ishte biseduar se çka më tutje? Si të shkonte puna deri të zgjedhjet, sepse njerëzit mendojnë që shumë lehtë të vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditësh” tha Limaj.
Ai ka zbuluar edhe se nga kush e ka marrë lajmin për dorëheqjen e kryeministrit.

“Kam qenë në Veternik me fëmijët, kur ministri Shala me ka telefonuar. Me ka pyetur çfarë po ndodh, kryeministri po jep dorëheqje. Ai me pyeti me shpresën se mos po di diçka. Pastaj më ka treguar për arsyen e dorëheqjes. Kjo ka ndodhur derisa Haradinaj po e lexonte letrën e dorëheqjes. Por unë se kam ditur as për dorëheqjen, as për ftesën”, tha Limaj.

Sa i përket lajmeve që kanë qarkulluar në media, se Nisma do të bashkohej në rrëzim të Qeverisë, përmes mocionit, Limaj ka thënë se partia e tillë, kurrë nuk do të vepronte ashtu.

-----