Ballina Lajme nacionale Fatmir Limaj tregon çka biseduan me Isa Mustafën

Fatmir Limaj tregon çka biseduan me Isa Mustafën

31
SHPËRNDAJE

Fatmir Limaj flet pas takimit me Isa Mustafën.

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur pas takimit që zhvilloi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Tha të ketë qenë takim i rregullt, i cili ka pasur të realizohet të shtunën por është shtyrë shkaku i disa çështjeve personale.

“Folëm edhe për rëndësinë e procesit zgjedhor. Kosovën e presin tema të rëndësishme, duhet të jemi të kujdesshëm në fazën parazgjedhore. Kosovës i duhet një qeveri e cila kryen pune. Është një moment i rëndësishëm dhe vendi mjaft ka humbur. Është momenti që vetë procesi zgjedhor të karakterizojë seriozitetin për qeverinë e ardhshme. Nuk është mirë që fushatat të bëhen me patriotizëm e pastaj të veprohet krejt ndryshe”, u shpreh Limaj, raporton KTV.

Ai tha të kenë diskutuar me Mustafën të gjitha temat, duke shtuar bisedojnë me gjithë partnerët e më pas vendosin për mundësinë e koalicioneve.

“Procesi zgjedhor është vetëm një fazë. Kosovës i duhet një qeveri që kryen punë”, potencoi ai.

-----