Ballina Lajme Bota/Rajoni Fatkeqësia në Vlorë! Familja e së ndjerës tmerrohen kur marrin vesh lajmin

Fatkeqësia në Vlorë! Familja e së ndjerës tmerrohen kur marrin vesh lajmin

14
SHPËRNDAJE

Kanë dalë pamjet rrëqethëse të momentit kur vëllai i Laureta Sulos ka mbërritur në vendin ku u vra barbarisht 44 vjeçarja.

Një video e siguruar nga oranews tregon momentet kur vëllai i Lauretës ka ardhur me motorr të cilin e ka përplasur në mes të rrugës. Në video dëgjohen të bërtiturat dhe klithmat e vëllait për vdekjen e të motrës, e cila u masakrua nga bashkëshorti gjatë një zënke për arsye xhelozie ditën e djeshme. 44 vjeçarja u godit me thikë në fyt dhe më pas me një levë kokës nga ana e bashkëshortit të saj, Lavdosh Sulo.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e drekës në fshatin Babicë në Vlorë. Familja Sulo ka dy fëmijë./Express

-----