Festim Alidemën e pret e ardhme e ndritur. Sulmuesi i Llapit, me të cilën i ka skaduar kontrata, ëshë një opsion edhe për Shkëndijëne e Tetovës.
Faqe të afërta të kampionëve të Maqedonisë, shkruajnë sot për transferimin e mundshëm të Alidemës në Shkëndi.
“Sulmuesi i Llapit të Kosovës është njëri nga lojtarët që vlerësohet si i denjë për të përforcuar ekipin kuq e zi. Shkëndija e ka ndjekur edhe kur luante tek Vllaznia e Pozharanit”, shkruan faqja “Shkëndija Mbi të Gjitha”, raporton Gazeta Olle.
Alidema ka shënuar 12 gola në sezonin e kaluar me Llapin. Ai kërkohet nga shumë skuadra në Kosovë.