Ballina Showbiz Fansja ja dridh të pasmet para syve, reagimi i Ledrit i papritur!

Fansja ja dridh të pasmet para syve, reagimi i Ledrit i papritur!

148
SHPËRNDAJE

Vera po vazhdon të jetë e ngarkuar për Ledri Vulën.

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Ledri Vula, edhe këtë verë është mjaft i kërkuar nga publiku.

Ai po vazhdon të jetë tejet aktiv në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare.

I njëjti dje (e diel), po ashtu ka mbajtur një koncert, teksa gjatë performancës së një prej projekteve të tij të fundit “Kiss Kiss”, shihet një fanse duke bërë ‘tëerk’.

Videoja është publikuar në Instagram nga vet reperi, ndërsa nuk munguan pëlqimet dhe komentet nga fansat.

“U sa mirë po…” ka shkruar Ledri në përshkrimin e videos.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Ledri përballet me gjëra të tilla, pasi muaj më parë një fanse ia hodhi sutjenat në skenë.

Përndryshe, reperi Vula është duke e shijuar suksesin e projektit të fundit “MEM”, ku në YouTube për pak javë ka kaluar shifrën e pesë milionë klikimeve.