
Për të u përfol se i ishte nënshtruar një transplanti flokësh në vitin 2018, që të mund ta mbante njësoj paraqitjen e tij, aq shumë të dashur nga fansat anembanë botës.
Por në një fotografi të fundit të shkrepur, ish ylli i futbollit anglez shfaqet në formë, përveç flokëve të tij, të cilët janë rralluar së tepërmi.
Përgjithësisht Beckham, del në rrugë me kapele, por këtë herë ai nuk e mbante një të tillë, ndërsa ndodhet në Angli në karantinë.
Sigurisht që shumicës së fansave të tij nuk i pëlqen një Beckham pa flokë, me këtë të fundit që duket se është dorëzuar.
45 vjeçari në javët e fundit, rrallë është parë pa kapele në daljet e tij, ndërkohë që edhe në rrjete sociale është shfaqur me kapele, për të fshehur këtë problem.
Por këtë herë, syrit të vëmendshëm të fotografit, kjo gjë nuk i ka shpëtuar.