Ballina Lajme nacionale Fanda, kandidati i mundshëm për kryetar i Tetovës?

Fanda, kandidati i mundshëm për kryetar i Tetovës?

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi nga radhët e saj përflitet se do të kandidojë në Tetovë për kryetar Komune Afrim Ibrahimi Fandan!

Por kush është Afrim Ibrahimi Fanda:

Afrim Ibrahimi Fanda, i lindur në vitin1961 në Tetove. Arsimimin fillor dhe te mesëm i kreu në vendlindje. Studimet për mjekësi i filloi ne Prishtine, dhe i perfundoi në Tiranë në vitin 1994, ku përfundoi edhe specializimin në psikiatri në vitin 2002. Punoi per 27 vite me rradhë në dy kompani të njohura farmaceutike duke drejtuar njësitë e tyre organizative për Shqipërinë, ku vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Rrjedh nga nje familje patriotike me tre të burgosur politikë (nga gjithsej pesë anëtarë). Në vitin 1985, bashkë me të vëllain, u dënua me 7 vite burg për veprimtari politike për çështjen kombëtare (i vëllai me 14 vite burg). Aktivist politik, opinionist dhe autor i shumë shkrimeve kritike, analizave dhe trajtesave politike të shumta, të botuara në gazeta dhe portale te ndryshme.

The post Fanda, kandidati i mundshëm për kryetar i Tetovës? appeared first on ShqipMedia.

Postimi Fanda, kandidati i mundshëm për kryetar i Tetovës? u shfaq së pari te LAJME.mk.

---- ----
----
-----
-----