Ballina Showbiz Familja ne Bubq qe Bebe Rexha do iu ndërtojë shtëpine, brenda 3...

Familja ne Bubq qe Bebe Rexha do iu ndërtojë shtëpine, brenda 3 vitesh humbi vajze e djale

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, mbërri dje në Shqipëri, ku pa nga afër dëmet e tmerrshme të shkaktuara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.

Bebe Rexha vendosi të ndërojë dy banesa, për dy familje të prekura nga tërmeti në fshatin Bubq. Njëra prej këtyre familje ka një histori të dhimbshme pas.

Historinë e familjes së Musait në Bubq e ka publikuar aktori Bes Kallaku, i cili një postim në Instagram shkruan:

“@beberexha vjen ne Bubq dhe vendos te rindertoje shtepine e shkaterruar nga termeti te familjes se Musait, i cili pervec shkaterrimit te natyres ka kohe qe eshte i shkaterruar shpirterisht. Brenda 3 vitesh i vdiq vajza dhe me pas djali. Vajza i la jetime 2 femije te cilet jetojne me Musain dhe Sabijen. Djali para se te nisej heren e fundit ne Itali i tha Musait, heren tjeter qe do vij nga Italia do bojme shpine e re ne fshat bab. U kthye 1 muaj me pas, i pa jete nga Italia. Pa e mbajtur dot amanetin. Lavdia e Zotit, sjell @beberexha -n ne Shqipni per ti lehtesuar dhimbjen e prinderve dhe dheun e femijeve. Musai thot qe kurdo qe ti mbylle syte, do jet i qete per nipin e mbesen sepse do e kene catine mbi koke”.

The post Familja ne Bubq qe Bebe Rexha do iu ndërtojë shtëpine, brenda 3 vitesh humbi vajze e djale appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.

---- ----
----
-----
-----