Ballina AKTUALE Familja e të ndjerës nga fshati Nasalcë, thotë se shkaktari i vdekjes...

Familja e të ndjerës nga fshati Nasalcë, thotë se shkaktari i vdekjes nuk është Koronavirus

4733
SHPËRNDAJE

Para disa dite u raportua se një grua e moshës 74 vjeçare nga fshati Nasalcë i komunës së Bujanocit, me urgjencë u dërgua në Vranje, pastaj pasi e kishte gjendjen jo stabile u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore në Nish.

Në media u fol se dyshohej me Koronavirus, mirëpo familjarët një gjë të tillë e hodhën poshtë duke thënë:

“E moshuara në fjalë prej shum kohësh ka probleme shëndetësore me mushkërit, që para zbulimit të virusit korona, dhe e hedhim poshtë se kjo është arsyeja se e kemi dërguar në Nish me urgjencë” thanë për Bujanoci.Net familjarët e të ndjerës.

Dy ditë pas lajmit të ndjerës ju përkqesua gjendja edhe më tej , fakteqsisht ndrroi jetë ditën e djeshme në qendrën klinike të Nishit.

Poashtu, të moshuarës ju është bërë testi i analizave se mos është prekur me koronavirus, dhe rezultati doli NEGATIV, kjo ishte përgjigja e QKU së Nishit që ditën e parë kur u dërgua në Spital.

Mirëpo, pasi ndrroi jetë, familjes të së ndjerës ju tha nga Shtëpia e Shëndetit të Bujanocit se sipas raportit të Nishit , e ndjera e moshës 74 vjeçare në analizën e dytë doli Positiv në koronavirus, por ata nuk e dinin se i ishte bërë edhe një analizë tjetër për Koronavirus.

Kjo ju tha pasi që kishte vdekur dhe se shkaktari i vdekjes ishte Koronavirusi.

Familjarët thonë se e moshuar edhe më herët mirëpo tani në kohën e shpërndarjes së Pandemis COVID-19, apsolutisht nuk kishte pasur kontakt me njerëz dhe se nuk kishte dalur nga shtëpia javët e fundit.

Familjarët janë shum të prekur me këto ndodhi dhe se do të kërkojnë edhe raport më saktë nga QKU e Nishit dhe Sh.Sh në Bujanoc.

Redaksia e Bujanoci.Net i shpreh ngushllime familjes të së ndjerës dhe shpreson në zbardhjen e rastit.

-----