Ballina Showbiz “Famën e more nga Mozzik”, Getinjo reagon ndaj mesazhit ofendues së ndjekëses

“Famën e more nga Mozzik”, Getinjo reagon ndaj mesazhit ofendues së ndjekëses

76
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Getinjo është një ndër reperët më të pëlqyer të estradës. Reperi nga Kosova ka ndërtuar një karrierë të suksesshme bashkë me të vëllanë, Mozzik, të cilët shpeshherë i kemi parë me duete që janë pritur shumë mirë nga publiku. Getinjo numëron disa hite në repertorin e tij, që i kanë dhënë atij famë dhe përtej kufijve shqiptarë.

Mirëpo, ka nga ata që mendojnë se reperi e ka marrë famën pikërisht nga Mozzik. Ka qenë një ndjekëse që i ka shkruar një mesazh të gjatë ofendues, ku shprehet se ka arritur të bëhet i famshëm nga i vëllai ku ndër të tjera i vë në pah se nuk i pëlqen fakti se si sillet me fansat e tij.

“Turp me të ardh, prej fansave e ke mrri këtë famë, e ti u bone me i ul fansat idiot.”, thuhet në një pjesë të mesazhit të ndjekëses, të cilin Getinjo e ka ndarë në Instastory, ndaj së cilës nuk ka kursyer as thumbat. “Hahahah çfarë njerëz ka. Mushnu mend… alfabet për çdo analfabet”, ka shkruar Getinjo krahas disa postimeve. /abcnews.al

 

The post “Famën e more nga Mozzik”, Getinjo reagon ndaj mesazhit ofendues së ndjekëses appeared first on Abc News.

---- ----
-----