Ballina Arti FAKSIMILE/ Tej 28-ës apo 29-ës: Ç’bënin gjermanët në ikje nga Shkodra?

FAKSIMILE/ Tej 28-ës apo 29-ës: Ç’bënin gjermanët në ikje nga Shkodra?

33
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Për tërheqjen e ushtrisë gjermane nga territori shqiptar në fund të nëntorit 1944, ekzistojnë mjaft burime arkivore e dëshmi të dorës së parë që na e zbardhin në mënyrë detajiste këtë ngjarje që shënon edhe fundin e luftës në Shqipëri.

Gjatë tërheqjes së ushtrisë gjermane, një nga veprimet taktike që bëhej rëndom ishte shkatërrimi i urave për të penguar ndjekjen e tyre prej ushtrisë vendase.

Gjithsesi, brigadat partizane do ta ndiqnin ushtrinë gjermane edhe pasi ajo të kalonte në ish-Jugosllavi.

Edhe në raportet dhe radiogramet e drejtuesve komunistë shqiptar jepen detaje mbi tërheqjen e gjermanëve dhe dëmtimin e urave.

Më poshtë sjellim dy radiograme të drejtuesve komunistë shqiptarë ku raportojnë tërheqjen e gjermanëve nga Shkodra dhe një fragment nga ditari i majorit gjerman Volfang Behn, i cili po ashtu flet për tërheqjen e ushtrisë germane nga Shqipëria dhe shkatërrimin e urave në zonën e Shkodrës.

Radiogramet e drejtuesve shqiptarë

Po ju dërgojmë tekstrualisht telegramet e ardhuna sot nga Brigada e 23-të.

Ura e Vaut të Dejës , ura e Kirit, Ura e Baçellikut, janë prishur. Janë zënë 2 topa 47/32 1 top 105, predha e municjon të pakta 5 automobila që kanë nevojë për riparim, disa qindra kepucë, disa ushqime dhe 110 kuintal miell.

Në Pukë, brigada e 6 –të ka 3 ditë që është nisur për Podgoricë, lajme nuk kemi por duhet të ket mbërrijtur. Brigada e 7-të dhe e 22-të janë nisur mbrëmë. Dy batalione prej tyre do të nisen porsa të mbërrijnë pse janë akoma përtej Vaut të Dejës. Brigada e 24-të dhe grupi i Shkodrës u nisën dje për Tivar.

Tahiri

Ura e Baçellikut asht prishur. Masa për ndreqjen e tyre nuk janë marrë.

Hamid.

Pjesë nga ditari i majorit gjerman Volfang Behn

Fragmenti i mëposhtëm është shkëputur nga ditari i majorit gjerman Volfang Behn, nëj kopje e të cilit e përkthyer në gjuhën shqipe ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit. Referuar datave dhe përshkrimeve në ditar, mësojme se majori gjerman e ka shkruar këtë fragment ku flet për shkatërrimin e urave gjatë tërheqjes së ushtrisë gjermane nga territori shqiptar, pasi ata kishin kaluar në Malin e Zi. Ndërkohë ai shkruan se praparoja ndodhej ende në Koplik.

Synimi: Në mbramjen e 29. në 30.11 tërheqja e batalionit DFB.181. dhe bat. Këmish zezt 86 nga fronti i veriperëndimit të Danillovgradit dhe transferimi i tyre në dispozicion të gjeneral komandës në zonën Shpuzë.

Sulmet e pandërprerë të natës të ndihmuar nga artilerija dhe mortaja e fortë e armikut në nji formacion (prej 800) të drejtuar kudnër rrethit të rrethuar (Sperriegel) 16 km. në perëndim-jugperëndim të Podgoricës u thyen nga ana Lw.Abt.Wanger.297.I.D. Sulmi i regjim.grana.523 kundër rezistencës së gjallë të armikut shkojnë në avancim të ngadalshëm nga dy anët e viseve pelov dhe brieka.

Batal.i shpartalluar I.523 ka 30 të humbur. Komndanti i batalionit u vra, humbjet e armikut të numëruar 10 të vdekur. Gjatë mbrojtjes nga avancimet me aeroplan të armikut në Bioce përparon sipas planit. Urat që kalojnë në Bunë dhe Drin të Shkodrës u shkatrruen. Mbrapa roja gjindet në Koplik. Gjatë sulmeve rrugore nga ana e aeroplanëve të armikut me fluturim të ulët humbjet tona nuk dihen, disa makina jashtë përdorimit.

Synimi: 30.11. Aksion I F.R.334 së bashku me degën bregdetare Muehle për të forcuar këthesën perëndimore të urës në Bioce…(tesheshi)

---- ----
----
-----
-----