Ballina LifeBizare Fakenews-i që tmerroi Amerikën: “Po na pushtojnë marsianët”!

Fakenews-i që tmerroi Amerikën: “Po na pushtojnë marsianët”!

11
SHPËRNDAJE

81 vjet më parë, Orson Wells dhe trupa e tij e aktorëve radiofonikë ndërprenë programin e Columbia Broadcasting System për të raportuar “pushtimin” e planetit tonë.

Lajmi shkaktoi panik masiv mes amerikanëve, aq sa edhe 8 dekada më vonë, histeria popullore e atyre përmasave që shkaktoi njoftimi se po sulmoheshin nga marsianët, vazhdon të mbetet e pasfiduar. Aktori dhe regjisori i madh e kishte konceptuar mashtrimin si një episod Halloween-i.

Mendohet se rreth 12 milionë njerëz kishin qenë duke dëgjuar radion kur hyri në transmetim të drejtpërdrejtë njoftimi i rremë i Wells-it.

Thuhet se të paktën 1 milionë prej tyre vrapuan të dilnin nga shtëpitë. Tensionet, Wells dhe bashkëpunëtori i tij, Howard E Koch, i shtuan edhe falë disa raporteve false që vinin gjoja nga repartet e këmbësorisë dhe forcat ajrore amerikane.