Ballina Lajme Bota/Rajoni “Facebook” prezanton rregulla të reja, njihuni me ndryshimet e radhës

“Facebook” prezanton rregulla të reja, njihuni me ndryshimet e radhës

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
“Facebook” prezanton rregulla të reja, njihuni me ndryshimet e radhës

Themeluesi i “Facebook” ka bërë të ditur ndryshimin më të ri në këtë rrjet. Përmes një videokonference, Mark Zuckerberg, tha se platforma më e madhe e rrjeteve sociale nuk do i rekomandoj më përdoruesve të saj grupe me përmbajtje politike.

“Kemi si qëllim që grupet civile dhe politike t’i mbajmë larg sugjerimeve për një kohë të gjatë dhe duam ta shtrijmë këtë gjë në nivel global”, tha Zuckerberg.

Gjithashtu ai shtoi se “Facebook” do të ulë shfaqjen e postimeve me përmbajtje politike në faqen kryesore.

Muajt e fundit, Facebook u vu në qendër të kritikave pasi vendosi të mbyllë llogarinë e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump teksa ishte ende në detyrë, duke thënë se shkelte rregullat e rrjetit social.

“Facebook” prezanton rregulla të reja, njihuni me ndryshimet e radhës
Elda Capani

---- ----
----
----- ----
-----