Ballina Lajme Bota/Rajoni “Facebook” ngre bordin mbikëqyrës të përmbajtjes para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

“Facebook” ngre bordin mbikëqyrës të përmbajtjes para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Facebook konfirmoi sot se do të ngrejë në tetor, pak para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, një bord mbikëqyrës përgjegjës për të vendosur se çfarë përmbajtjeje do të heqë ose mbajë në platformë.

“Ne aktualisht po testojmë sistemet teknike të porositura rishtas, që do t’u japin mundësinë përdoruesve të apelojnë dhe bordit të studiojë rastet”, tha një zëdhënës i bordit.

“Duke supozuar që këto teste shkojnë siç janë planifikuar, ne shpresojmë të hapim thirrjet e përdoruesve midis mesit dhe fundit të tetorit. Vendosja e një procesi rigoroz, parimor dhe global efikas kërkon kohë dhe anëtarët tanë po punojnë shumë për ta vënë në punë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Njoftimi për ngritjen e këtij organi vjen në mes të shqetësimit në rritje ndaj përpjekjeve për të keqinformuar ose manipuluar zgjedhjet e 3 nëntorit përmes rrjeteve sociale.

---- ----
----
----- ----
-----