Ballina Teknologji Facebook, Messenger dhe Instagram, 4 orë të bllokuar, zgjidhet problemi

Facebook, Messenger dhe Instagram, 4 orë të bllokuar, zgjidhet problemi

33
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Për rreth 4 orë, rrjetet sociale në pronësi të Mark Zuckerberg, Facebook, Messenger dhe Instagrami, u bllokuan për mijëra përdorues, kryesisht në shtetet europiane.

Sipas “Downdetector”, e cila monitoron rrjetet sociale, problemi ka nisur rreth orës 10:30 të paradites së të enjtes. Përdoruesit nuk ishin në gjendje të dërgonin mesazhe. Rreth 52% e problemeve të raportuara kishin lidhje me mosdërgimin e mesazheve, ndërsa një përqindje e madhe nuk arrinte të hape fare Facebook-un.

Tashmë, drejtuesit e Facebook reaguan duke konfirmuar se problemi është zgjidhur, por mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi këtë ndërprerje kaq të gjatë.

“Disa përdorues kanë hasur probleme në dërgimin ose marrjen e mesazheve gjatë ditës. Çështja tashmë është zgjidhur dhe u kërkojmë ndjesë përdoruesve për problemet e hasura”, ka thënë për Daily Mail një zëdhënës i Facebook.

---- ----
----
-----
-----