Ballina Lajme nacionale Evidentohen 12 persona që nuk kanë respektuar orën policore

Evidentohen 12 persona që nuk kanë respektuar orën policore

44
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga nata e mbrëmshme ka filluar të zbatohet vendimi i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve prej ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Sipas njoftimeve të MPB-së, mbrëmë nga ora 22.00 deri në ora 05.00 të mëngjesit janë evidentuar 12 persona të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes.

Mbrëmë një pjesë e udhëheqësish së MPB-së, në krye me Ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski, kanë inspektuar zbatimin e orës policore në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Veles dhe qytete tjera.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), thotë se janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme që kontrolli i kufizimit të lëvizjes të zbatohet në përputhje me vendimin e Qeverisë.

MPB-ja bën thirrje që qytetarët t`I respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë dhe bashkërisht të kontribuojmë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, thuhet në një komunikatë të MPB-së.

The post Evidentohen 12 persona që nuk kanë respektuar orën policore appeared first on KOHA.

---- ----
-----