Ballina Teknologji Europianët më pak të mbrojtur përballë inteligjencës artificiale

Europianët më pak të mbrojtur përballë inteligjencës artificiale

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shtetet europiane duhet të forcojnë legjislacionin e tyre për të mbrojtur të drejtat themelore përballë inteligjencës artificiale, e cila tani është e vështirë të sfidohet kur mund të jetë burim i gabimeve dhe diskriminimit, sipas një raporti të publikuar sot.

“Pjesa më e madhe e interesit përqendrohet në potencialin e saj për të mbështetur rritjen ekonomike. Mënyra se si ajo mund të prekë të drejtat themelore ka marrë më pak vëmendje”, shkruan Agjencia Europiane e të Drejtave Themelore (FRA), me qendër në Vjenë, në këtë dokument prej 100 faqe.

Inteligjenca artificiale (AI), një shprehje disi tërheqëse, u referohet teknologjive që lejojnë makineritë të imitojnë një formë të inteligjencës reale, të mësojnë duke analizuar mjedisin e tyre në vend që të kryejnë udhëzime të thjeshta të diktuara nga një zhvillues njerëzor.

Këto programe që bashkojnë një fushë të gjerë aplikimesh (asistentë zanorë, sisteme njohje zëri dhe fytyre, robotë të përparuar, makina autonome), përdoren tashmë nga autoritetet publike si dhe nga komuniteti mjekësor, sektori privat dhe i mësimdhënies.

Mesatarisht, 42% e kompanive evropiane përdorin AI. Republika Çeke (61%), Bullgaria (54%) dhe Lituania (54%) janë vendet ku ajo është më e përhapur.

---- ----
----
-----
-----