Ballina Lajme Bota/Rajoni Europa në alarm, virusi vdekjeprurës mbërrin edhe në Gjermani

Europa në alarm, virusi vdekjeprurës mbërrin edhe në Gjermani

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjermania ka konfirmuar rastin e parë të infektimit me koronavirus, duke krijuar frikë dhe panik për përhapjen e tij në Europë.

Ministria Rajonale e Shëndetësisë në Bavari njoftoi në orët e vona të së hënës se pacienti është një burrë nga qyteza Starnberg, e cila shtrihet rreth 30 kilometra në jugperëndim të Mynihut.

Zyrtarët thanë se pacienti ndodhet në gjendje të mirë, është izoluar dhe po vëzhgohet nga mjekët. Ministria nuk dha informacione për përkatësinë e tij etnike.

“Njerëzit që kanë qenë në kontakt me të janë informuar për simptomat e mundshme, masat higjienike dhe kanalet e transmisionit”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Raste të këtij virusi tashmë janë regjistruar edhe në shumë shtete të tjera, përfshirë Japoninë, Francën, Australinë dhe Shtetet e Bashkuara.

---- ----
----
-----
-----