Ballina Lajme Bota/Rajoni Europa jo më “epiqendra” e koronavirusit, sot nis…

Europa jo më “epiqendra” e koronavirusit, sot nis…

83
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Europa nisi sot një fazë të re të lehtësimit të masave të marra për shkak të koronavirusit.

----

Nga sot, Italia, Spanja, por edhe vendi ynë do të ofrojnë më shumë shërbime dhe fashë orari më të zgjatur.

Shumica e bizneseve në Itali, përfshirë bare dhe sallone bukurie do të kenë mundësinë që të rihapen. Restorantet, baret, kafenetë, parukerite dhe dyqanet do të lejohen të rihapen në Itali, por gjithmonë duke respektuar distancimin shoqëror.

Kishat katolike po përgatiten për rifillimin e Meshave, por do të ketë një distancë të rreptë sociale dhe besimtaret duhet të mbajne maska në fytyrë. Besime të tjera gjithashtu do të lejohen të mbajnë shërbime fetare.

Gjithashtu, Spanja do të lehtësojë masat jashtë Madridit dhe Barcelonës, ndërsa tashmë grupe deri në 10 persona mund të jenë të lirë që të takohen.

Masat pasojnë një rënie të vazhdueshme në numrin e rasteve të vdekjeje të regjistruara ditore. Të dielën, Italia regjistroi numrin më të ulët të vdekjeje që nga nisja e karantinës në mars.

Në Spanjë, numri i përditshëm i vdekjeve ra nën 100 për herë të parë, pasi vendi vendosi karantinën. Gjithsesi, zyrtarët e shëndetit vazhdojnë të paralajmërojnë se vetëkënaqësia për virusin mund të çojë në një valë të dytë të epidemisë.

----- ----