Ballina Lajme nacionale Eurodeputeti McAllister: BE të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Eurodeputeti McAllister: BE të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Eurodeputeti i Parlamentit Europian, David McAllister, këtë të enjte ka deklaruar se është e rëndësishme që Bashkimi evropian ta mbajë fjalën për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe për integrimin e Shqipërisë.

McAllister në fjalën e tij në konferencën Vjetore “State of the Union”, organizuar nga Instituti i Universitetit Europian, ka thënë se vonesat e bëra në lidhje me këto çështje e ulin kredibilitetin e unionit.

“Dua të flas për përgjegjësinë e BE. Duhet të funksionojmë në mënyrë efikase si komunitet, pa standarde të dyfishta brenda dhe jashtë BE. Sundimi i ligjit, solidariteti, etj, janë themelet mbi të cilat është bazuar fuqia e BE. Vonesat e bëra nga vetë vendet e BE ulin kredibilitetin.

Këtu përmend liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne duhet të mbajmë premtimet tona. Shpresoj që këtë mandat të bëjmë çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, u shpreh eurodeputeti./abcnews.al

The post Eurodeputeti McAllister: BE të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----