Ballina Sport Eurodeputeti francez: COVID-19 ka ulur çmimet e futbollistëve, Mbappe vlen 40 mln...

Eurodeputeti francez: COVID-19 ka ulur çmimet e futbollistëve, Mbappe vlen 40 mln euro

11
SHPËRNDAJE

Eurodeputeti francez Daniel Cohn-Bendit mendon se për shkak të pandemisë së koronavirusit, vlera e kartonit të futbollistëve është ulur së tepërmi. Eurodeputeti merr si shembull Kylian Mbappe-në, i cili është ndër më të vlerësuarit në tregun evropian.

“Mbappe nuk do të kushtojë më 200 milion euro, pas kësaj krize kartoni i tij do të vlejë vetëm 40 milion euro. Kjo krizë do të fshijë irracionalitetin që ekziston në botën e futbollit. Do të jetë si një bombë bërthamore”, deklaron eurodeputeti gjermano-francez.

Karl-Heinz Rummenigge ishte i pari që paralajmëroi se do jetë e vështirë të shohim një klub që do paguajë 100 milion euro për një lojtar, teksa

Mbape u ble për 180 milionë euro në 2017 dhe vlera e tij u rrit e shkoi deri në 200 milionë euro.

Kriza ekonomike për shkak të koronavirusit ka ndikuar jashtëzakonisht edhe në futbollin elitar duke ulur ndjeshëm vlerat e futbollistëve. Ndryshimit e çmimit të kartonëve të lojtarëve e ka vënë menjëherë në dukje faqja e specializuar transfermarkt, por ka edhe nga që mendojnë se 100 milionë euro apo edhe 50 milionë euro.

-----