Ballina Sport EURO 2020 do të ndryshojë formatin, pas pandemisë së Covid-19

EURO 2020 do të ndryshojë formatin, pas pandemisë së Covid-19

12
SHPËRNDAJE

Euro 2020 është shtyrë në 2021 për shkak të emergjencës koronavirus dhe tani gjithashtu mund të ndryshojë edhe format, përsa i përket organizimit. Sipas asaj që raporton Daily Mail, në fakt, kosto e pandemisë në termat e vdekshmërisë e krizës ekonomike po bën të reflektojnë shumë qytete organizatore (Europiani është shëtitës) për të qëndruar si të tillë. Për më tepër, 10 nga 12 stadiumet e parashikuara kanë evente jo-futbollistike të përcaktuara për vitin e ardhshëm.

UEFA po studion situatën pasi Federata italiane dhe ajo spanjolle – njofton gazeta angleze – kanë shprehur dyshime mbi mundësinë e organizimit të ndeshjeve edhe në 2021. E gjithë situatë e krijuar do të përkonte me mendimet e Ceferin. Numri 1 i UEFA-s nuk e ka aprovuar asnjëherë idenë e një Evropiani shëtitës (formati ishte zgjedhur nga paraardhësi i tij, Platini) dhe për këtë arsye po rivlerëson projektin.

Një zëdhënës i UEFA i pyetur nga Daily Mail nuk ka konfirmuar, por as mohuar: “Për momentin qëllimi është të kemi të njëjtat qytete e të njëjtin kalendar të parashikuar për 2020. Por kalendari i ri nuk është konfirmuar ende: jemi në kontakt me 12 qytetet mikpritëse dhe së shpejti do të ketë njoftime të reja”.