Ballina Arti Euro 1972, debutim ëndrrash për Gjermaninë Perëndimore

Euro 1972, debutim ëndrrash për Gjermaninë Perëndimore

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Në gjermanisht “Sturm ung drang” do të thotë “Stuhi dhe vrull”.  Kështu quhej edhe një rrymë letrare në gjysmën e dytë të shekullit të XIX,që përfaqësohej nga shkrimtarët e mëdhenj gjermanë, Goethe dhe Schiller, etj. ,që ndryshoi letërsinë e këtij vendi, duke e shpënë atë në majat më të larta të letërsisë botërore.

Por edhe përfaqësuesja e Gjermanisë Perëndimore, pas fitores së beftë, të bujshme dhe të paparashikuar në botërorin e vitit 1954 ndaj Hungarisë, titullit nënkampion të botës në botërorin anglez më 1966, falë një “sturm und drangu” që shfaqi në Euro ’72-in, i shtoi emërtimin “kampion i Evropës për ta përligjur në Botërorin ’74, të zhvilluar në stadiumet gjermane me titullin “i plotfuqishmi i botës ”.

Një brez i artë futbollistësh, të cilët mahnitën me përgatitjen fizike, saktësinë taktike dhe mbi të gjitha finalizimin e aksioneve, të cilat konkretizoheshin me “të zakonshmit” Gerd Müller. Gjermano perëndimoret siguruan vendin e parë të grupit eliminator, por në raundin tjetër shorti u vuri përballë një kundërshtar prestigjioz, si Anglia.

Ekipet Pjesëmarrëse

Gjermano-perëndimorët e vulosën kualifikimin e tyre për në gjysmëfinalet e kampionatit evropian që në ndeshjen e parë, të zhvilluar në stadiumin mitik “Uembli”. Ata mundën Anglinë para tifozëve të tyre me rezultatin 3-1,. Ndërkohë, në ndeshjen e kthimit në fushën e tyre, ekipi fitues thjesht administroi avantazhin dhe mori një barazim pa lodhje 0-0.

Por, në këtë fazë, kampionia në fuqi, Italia, u eliminua. Përballë një Belgjike me lojtarë pa shumë prestigj, por tepër interesantë, yje si Mazzola, Riva dhe Boninsegna nuk arritën të kualifikoheshin. Për gjermano-perëndimorët, rruga drejt suksesit dukej më e lehtë tashmë.

Gjermania Perëndimore ishte kampionia e katërt e ndryshme në katër kompeticione të luajtura të Evropianit, edhe pse viti 1972 nuk i shihte ata si favoritët të mëdhenj. Kjo kishte një arsye të fortë, e cila mbante emrin e futbollit holandez që kishte nisur të pushtonte Evropën me modulet e saj të lojës sulmuese. Nën udhëheqjen ë legjendës Johan Cruyff në fushë dhe me një lojë spektakolare që bota nuk e kishte parë ndonjëherë, Holanda ë pa veten të eliminohej që në grup nga Jugosllavia, ë cila falë eksperiencës së saj arriti të zërojë disavantazhin teknik që kishte me tulipanët. Në këtë periudhë ky dështim bëri jo pak bujë, dukë qenë që holandezët kishin nisur t’i monopolizonin trofetë e Kupës së Kampionëve duke filluar që nga sezoni 1969-1970 me Fejnordin, i cili në tre sezonet në vazhdim ia pasoi këtë trofe Ajaksit të madh dhe, mbase pikërisht këtu, qëndroi edhe gabimi më i madh i portokallinjve, të cilët edhe në kombëtarë nisën të përdornin të njëjtat skema dhe mënyrë loje që kishte asaj kohë skuadra e Amsterdamit. Gjithsesi, këto ide që holandezët kishin për kopjimin e Ajaksit edhe në përfaqësuese do të ndryshonin më kalimin e viteve, edhe pse loja që Cruyff me shokë kanë ofruar në këtë periudhë kujtohet më nostalgji nga të pasionuarit.

Por, nëse Holanda zhgënjeu, Gjermania Perëndimore me këtë sukses në 1972-in i dha start një ecurie shumë pozitive, sepse kjo përfaqësuese (vetëm Gjermania pas vitit 1989) do të pushtonte 9 nga 13 finalet e ardhshme (duke llogaritur Evropianët dhe Botërorët 16 viteve në vazhdim), që u kurorëzuan me suksesin e fundit në një Evropian në vitin 1996, përballë Republikës Çeke. Beckenbauer, Müller dhe Netzer ia lanë stafetën Matthäus e Voelerit- it, për të vazhduar më pas me Klinsman dhë Bierhoff.

Ndeshjet

ÇEREKFINALET

ANGLI – GJERMANI P.    1-3

GJERMANI P. – ANGLI   0-0

(kualifikohen gjermanët me rezultatin e përgjithshëm 3-1)

HUNGARI – RUMANI   1-1

RUMANI – HUNGARI   2-2

(golavarazhi i barabartë 3-3 kërkoi zhvillimin e një ndeshje shtesë e cila u fitua nga Hungaria në shifrat 2-1, që i dha kualifikimin në gjysmëfinale).

ITALI – BELGJIKË                0-0

BELGJIKË – ITALI               2-1

(kualifikohen belgët me rezultatin e përgjithshëm 2-1)

JUGOSLLAVI – B. SOVJETIK            0-0

B. SOVJETIK –JUGOSLLAVI            0-3

(kualifikohen sovjetikët me rezultatin e përgjithshëm 3-0)

GJYSMËFINALET

GJERMANI P. – BELGJIKË       2-1

B. SOVJETIK – HUNGARI        1-0

FINALJA E VENDIT TË TRETË

BELGJIKË- HUNGARI             2-1

FINALJA (18 QERSHOR 1972, BRUKSEL)

GJERMANI P. – B. SOVJETIK        3-0

Kuriozitete

Fitorja 3-0 e Gjermanisë Perëndimore përballë Bashkimit Sovjetik është fitorja më e thellë në rezultat për sa i përket historisë së Evropianëve të futbollit.

Gjermania Perëndimore është përfaqësuesja e parë, e cila arrinte të fitonte një Kupë Bote FIFA (në vitin 1974) si kampione në fuqi e Evropës.

Gjermania Perëndimore arrti t’i fitojë të gjashta ndeshjet e saj që jashtë fushe, ndërkohë që përpara tifozerisë vendëse barazoi tri nga katër të luajturat.

Gjermania Perëndimore dhe Bashkimi Sovjetik ishin përballur së bashku edhe përpara fillimit të Evropianit 1972 në një miqësorë. Në fund, diferenca e golave ishte e njëjtë me atë të finales, pasi Beckenbauer me shokë fitonin 4-1.

Në fazën finale, Gerd Müller shënoi 4 gola në dy ndeshje, përveçse 7 të tjerëve që i kishte shënuar në eliminatoret e këtij turneu. Duke i mbledhur këto realizime së bashku me golat e një edicioni më parë, ai e çoi shifrën personale në 16 gola në Evropianet UEFA.

Me kërkesë të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut, Federata Britanike e Futbollit kërkoi që të ishte pjesë e eliminatoreve të rregullta të Evropianëve UEFA. Më parë, në këtë turne shkonte vetëm skuadra më e mirë ishullore.

Islanda, pjesëmarrëse për herë të fundit në një Evropian në vitin 1964, ishte e vetmja përfaqësueses e bllokut UEFA, e cila nuk pranoi të marrë pjesë në eliminatoret e Evropianit 1972.

Gerd Müller ka kujtuar me nostalgji atë skuadër, duke e cilësuar si perfekte. “Ishte shumë e lehtë të bënte pjesë në atë skuadër dhe të shkëlqeje. Gjithçka funksiononte si një makineri perfekte. Kishim harmoni dhe kuptoheshim me sy mbyllur me njëri-tjetrin. Nuk mendoj se mund të ketë nivel më të lartë profesional se ajo skuadër”, – ka thënë Müller.

Periudha: 14 qershor -18 qershor

Gola: 10

Pjesëmarrja: 121,880

Golashënuesit: Gerd Müller  (Gjermani Perëndimore)  (4 gola)

TOP 11

Nuk kishte se s të ndodhte ndryshe në formacionin më të mirë të turneut, ku plot shtatëfutbollistë të përzgjedhur ishin gjermanë. Vetë dominimi i tyre gjatë kompeticionit, e bëri të detyrueshme që të kishte edhe dominim në 11- shen e Evropianit 1972. Tre të tjerë ishin sovjetikë (portieri Rudakov dhe mbrojtësit Dzodzuashvili dhe Khurtsilava), ndërsa tjetri ishte belgu Raoul Lambert, i cili pa diskutim ishte lideri i kombëtares së tij. Për sa u përket gjermano-perëndimorëve, të përzgjedhurit ishin Franz Beckenbauer, Paul Breitner, Uli Hoeneß, Günter Netzer, Herbert Wimmer, Jupp Heynckes dhe Gerd Müller. Ndërkohë, ky i fundit u përzgjodh dhe si futbollisti më i mirë i kompeticionit, ku arriti të shënojë edhe katër gola në dy ndeshjet e fundit.

Gerd Müller nuk pati rivalë në garën për t’u shpallur golashënuesi me i mirë. Në  fakt, bomberi gjerman vulosi edhe triuMesfushorin e kombëtares së tij me golat e shënuar. Në vetëm dy ndeshje (aq u morën për bazë për emërimin e goleadorit), Müller shënoi plot katër herë, saktësisht një dopietë kundër Belgjikës në gjysmëfinale dhe një tjetër kundër Bashkimit Sovjetik në finale. Ndërkohë, ai kishte shënuar edhe një herë tjetër në fazën çerekfinale. Sulmuesi i Gjermanisë Perëndimore ishte padiskutim makth i çdo mbrojtje në atë kohë, ndërkohë që edhe statistikat vërtetojnë produktivitetin e tij mbresëlënës në shënimin e golave.

Duke parë shkëlqimin e yjeve të Gjermanisë Perëndimore, edhe ceremonia e vlerësimit të “Topit të Artë” pa në podium tre futbollistë të kësaj përfaqësueseje. Mirëpo, edhe pse Gerd Müller ishte golashënuesi më mirë dhe rekordmen i këtyre turneve, trofeu i 1972 i takoi gjigandit Franz Beckenbauer, një kolos historisë së kësaj Gjermanie dhe historisë së futbollit. Gerd Müller u kënaq me vendin e dytë, ndërsa treti qe Günter Netzer.

Portier: Evgeni Rudakov (BASHKIMI SOVJETIK)

MBROJTËS: Revaz Dzodzuashvili (BASHKIMI SOVJETIK)

MBROJTËS: Franz Beckenbauer (GJERMANI PERËNDIMORE)

MBROJTËS: Paul Breitner (GJERMANI PERËNDIMORE)

MBROJTËS: Murtaz Khurtsilava (BASHKIMI SOVJETIK)

MESFUSHOR: Uli Hoeness (GJERMANI PERËNDIMORE)

MESFUSHOR: Günter Netzer (GJERMANI PERËNDIMORE)

MESFUSHOR: Herbert Wimmer (GJERMANI PERËNDIMORE)

SULMUES: Raoul Lambert (BELGJIKË)

SULMUES: Jupp Heynckes (GJERMANI PERËNDIMORE)

SULMUES: Gerd Müller (GJERMANI PERËNDIMORE)

---- ----
-----